Pjesa e parë e ditës në territorin e Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të motit të kthjellët NDERSA orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta KU më të dukshme vranësirat do të PARAQITEN në zonat jugore dhe jugperëndimore; por nuk priten reshje; Temperaturat e ajrit do të pësojnë një RRITJE të lehtë në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke u luhatur nga 6°C vlera minimale deri në 19°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.
Gjatë ditës së martë; Republika e MV do të paraqitet; nën ndikimin e motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit; kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdite KU priten kalime të vranësirave nëpër të gjithë MV POR më të theksuara në zonat përgjatë shtrirjes Lindore por mundësia për reshje është thuajse zero. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale deri në 21°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi Verior.
Europa Jugore do të përfshihet nga masa ajrore të ngrohta nga Jugperëndimi i kontinetit duke sjellë mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave të ajrit KU më të theksuara kthjellimet do të jenë në gadishullin e Ballkanit si edhe gadishullin Iberik; Gjithashtu; moti i qëndrueshëm do të dominoje në brigjet e Egjeut dhe brigjet e detit të zi NDERSA Vendet Nordike, Ishujt Britanikë dhe Europa Lindore do të jenë nën ndikimin e rrebesheve të shiut dhe stuhive të erës. Po ashtu; shira, stuhi të forta ere dhe mini-stuhi breshëri do të ketë pjesërisht në Europën Qëndrore.