Orët e paradites; do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta të cilat më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë grumbullim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu në pjesë më të madhe të territorit KU më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat malore veriore. Parashikohet që të njejtat kushte meteorologjike të vijojnë në mbrëmje dhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët deri në 28°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi JUGOR duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.