Vlerat e larta Barike do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në Territorin Shqiptar mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta; Parashikohet që pas – mesditës dhe në vijim të shfaqen vranësira të lehta si fillim në veri të vendit dhe gradualisht; gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin; më të dukshme vranësirat paraqitne në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore; megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes POR ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 21°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në zonat bregdetare; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.