Territori Shqiptar për gjatë gjithë ditës së enjte në pjesën më të madhe të tij parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme por shumë të ftohta. Vendi unë gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesdites parashikohet të ketë intervale me kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave, KU kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime vranësirash në të gjithë territorin, të cilat në skajin Verilindor dhe Juglindor do të krijojnë mundësi për momente të pakta me flokë dëbore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale POR edhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi Verilindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë