Pritet përmirësim i dukshmë i kushteve atmosferike në pjesën më të madhe të Republikës së Kosovës; duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të lehta; përjashtuar zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore te cilat do të kenë vranësira dhe reshje të pakta shiu; pjesa e dytë e ditës si edhe mbrëmja sjellin ndërprerje totalë të reshjeve në të gjtihë territorin e Kosovës; Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në vlerat minimale POR RRITEN maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët deri në 18°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare gjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.
Orët e paradites; do të paraqiten nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët në zonat veriperëndimore NDERSA e gjithë pjesa tjetër e Republikës së MV do të paraqitet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta; Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes; të sjellin përmirësim të theksuar të klushteve atmosferike në të gjithë territorin e MV; Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në vlerat minimale POR RRITEN maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera më e ulët deri në 19°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë deri në 35 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.
Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë dominim të motit të kthjellët si pasojë e qarkullimit të masave ajrore me origjinë Perëndimore NDERSA Europa Qëndrore; pjesërisht Ballkani si edhe brigjet e detit të Zi do të vijojë nën mbizotërimin e vranësirave të dendura duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe mini -stuhi ere; Po ashtu; me reshje dëbore do të PARAQITEN Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre.