Përgjatë gjithë 24-orëshit; republika e kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe të ftohtë; Gjatë pasdites; do të ketë vranësira të lehta e kalimtare në shumë zona të Kosovës POR nuk priten reshje; Përgjatë luginave do të ketë mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit; Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të RRITEN lehtë në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 9°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.
Nën MBIZOTERIMIN e motit të kthjellët dhe të ftohtë do të PARAQITET edhe republika e MV gjatë gjithë paradites POR orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të MV; më të fokusuara në zonat veriore dhe verilindore; megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të RRITEN lehtë në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale deri në 11°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 25 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.
Brigjet veriore dhe verilindore të Europës do të përfshihen nga vranësira të dendura duke sjellë reshje dëbore dhe temperatura mjaft të ulëta; PO ashtu, ishujt Britanikë; gadishulli Iberik si edhe Europa Qëndrore do të përfshihen nga; vranësira dhe shira intensive KU problematike do të vijojë situata sërisht; në Francë dhe pjesërisht në Gjermani NDERSA pjesa tjetër e kontinentit Europian do të mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale duke sjellë; mot të kthjellët dhe të ftohtë.