Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Diel, 14 Prill 2024

Rajoni,Europa Moti-E Diel, 14 Prill 2024

Edhe gjatë ditës së dielë; Republika e Kosovës do të PARAQITET nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant deri në orët e pasdites kur vranësirat bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës Ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat përgjatë kufirit me territorin Shqiptar. Parashikohet që nata dhe mëngjesi pas-ardhës të ri-kthejnë sërisht motin e kthjellët në të gjithë Kosovën. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante gjatë mëngjesit POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 29°C vlera maksimale në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Republika e MV për-gjatë paradites PARAQITET në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta POR orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore të MV. Parashikojhet që kjo situatë atmosferike me kthjelliem dhe vranësira të herë pas-herëshme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim gradual i vranësirave në të gjithë MV. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante gjatë mëngjesit POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C minimalja deri në 31°C vlera maksimale në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 25 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Prezenca e një qëndre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Atlantikun Verior me ndikim deri në Lindje të kontinentit do të sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere në Europën Veriore dhe atë Lindore. Po ashtu, pjesërisht Europa Qëndrore do të përfshihet nga rrebeshe shiu si edhe mini- stuhi breshëri; pas temperaturave të larta që përjetoi gjatë fillimit të javës NDERSA Moti i kthjellët dhe vranësirat e pakta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Jugut të kontinentit; si pasojë e zgjerimit të Anticiklonit të Azoreve KU temperatura të larta do të përjetojë gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e detit Egje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments