Republika e Kosovës; do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat në mesditë do të pësojnë zhvillim të tyre duke sjellë reshje shiu POR në sasi të pakta; Orët e pasdites do të shtojnë intensitetin e reshjeve në pjesën më të madhe të Kosovës KU më të theksuara reshjet do të jenë në zonat jugore dhe Perëdimore të saj; Parashikohet që orët e vona të natës të ulin ndjeshëm intensitetin e reshjeve në Kosovë; Temperaturave të ajrit do të pësojnë RENIE si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur nga vlera minimale 2°C ne Podujevë deri në 16°C vlera maksimale e cila do të shënohet përkatësisht në Gjakovë; Era do të fryjë mesatare POR herë pas – here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Juglindor.
Do të vijojnë; kushtet e paqëndrueshme atmosferike në të gjithë Republikën e MV duke sjellë vranësira dhe reshje shiu KU më të dendura reshjet do të paraqiten në zonat perëndimore dhe Jugperëndimore të Republikës së MV; Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet rënie e intensiteti të reshjeve në të gjithë territorin e MV; Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë RENIE si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 2°C minimalja deri në 17°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mestare paradite POR forcohet pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Juglindor..
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme Ciklonare në pellgun e Mesdheut me ndikim deri në Qendër të Europës; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike përkatësisht në; gadishullin Apenin; rajonin e Ballkanit si edhe Europën Qëndrore duke sjellë; reshje të dendura shiu si edhe stuhi të frota ere. Po ashtu; me reshje të dendura dëbore si edhe temperatura të ulëta do të mbeten kushtet e motit në Europën Lindore; NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët do të paraqiten; gadishulli Iberik; gadishulli Skandinav si edhe Brigjet e Egjeut.