Territori Shqiptar do të jetë sërisht nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit; më të theksuara në zonat Veriore dhe Jugore Ku priten rrebeshe. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut në të gjithë territorin POR në zonat e thella malore do të ketë reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit POR vijojnë kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 20°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht VERIOR; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.