Gjatë orëve të paradites; Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura duke sjellë reshje KU më së shumti do të jenë rrebeshe; Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; të shtojë reshjet e shiut në të gjithë territorin e Kosovës; në zonat e thella malore reshjet do të jenë në formë dëborë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE më të paktën 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera minimale deri në 20°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor
Do të PARAQITET republika e Maqedonisë së Veriut nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që; vranësirat dhe reshjet e shiut të jenë prezente; më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të MV; Pjesa e dytë e ditës do të shtojë intensitetin e reshjeve në të gjithë territorin e MV; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE më të paktën 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera minimale deri në 21°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare deri e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.
Pothuajse i gjithë kontinentit Europian do të jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm KU vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante; Konkretisht; reshje të dendura shiu do të kenë; pellgu i Mesdheut; Europa Qëndrore si edhe brigjet e Egjeut. Ndërsa; reshje të dendura dëbore priten në; rajonin e Balltikut si edhe Europën Veriore. Përsa i përket motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare do të paraqiten; Europa Jugperëndimore, ishujt Britanikë si edhe Europa Lindore.