Masat ajrore të paqëndrueshme do të përfshijnë; edhe Republikën e Kosovës; KU vranësirat do të jenë prezente përgjatë gjithë ditës; Pritet që pas mesdityës dhe në vijim; të ketë shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu e dëborë në zona të izoluara; Problematike do të shfaqet parametri i erës Ku herë pas here do të jetë e fuqishme; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 18°C vlera më e lartë në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht JUGOR.
Masat ajrore të paqëndrueshme; do të kushtëzojnë motin edhe në Republikën e MV KU vranësirat dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë dominante gjatë paradites POR pasditja dhe mbrëmja do të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere në të gjithë territorin e MV; Ky destabilitet i atmosferës do të na shoqërojë dhe gjatë natës; Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 19°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksmale mbi 55 km/h nga drejtimi permanent JUGOR.
Gadishulli Sknadinav; pjesërisht Europa Qëndrore si edhe vendet e Europës Lindore do të përfshihen nga masa ajrore të qëndrueshme duke sjellë dominim të motit të kthjellët POR të ftohtë NDERSA stuhi të forta ere dhe reshje të dendura shiu do të ketë përkatësisht në; gadishullin Iberik; gadishullin Apenin si edhe rajonin e Ballkanit; Po ashtu; ishujt Britanikë do të jenë nën ndikimin e dy qendrave ciklonare duke kushtëzuar, vranësira të dendura; reshje intensive shiu si edhe stuhi të forta ere.