Do të MBETET territori Shqiptar nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24- orëshin KU më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta NDERSA me kthjellime dhe vranësira të pakta do të dominohen zonat malore verilindore – juglindore; më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e vona të mbrëmjes; Ky stabilitet i amtosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në vlerat minimale dhe ato maksimale duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 21°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të zonës së ulët. Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 25 km/h nga drejtimi; Perëndimor ; për pasojë brigjet detare do të jenë pa dallgë.