Masat ajrore të qëndrueshme atmosferike do të vijojnë ndikimin e tyre edhe në Republikën e Kosovës duke sjellë dominim të motit të kthjellët POR gjatë orëvë të pasdites; do të ketë shfaqje të vranësirave të lehta e kalimtare nëpër të gjithë të Kosovën KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në skajin verior dhe verilindor; Temperaturat e ajrit do të rriten sërishit si në orët e mëngjesit edhe të mesditës; duke luhatur vlerat ditore nga 1°C minimalja e shënuar në Podujevë e Mitrovicë deri në 14°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Gjakovës; Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë 24-orëshit; me shpejtësi maksimale deri në 28 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor.
Pjesa më e madhe e Republikës së MV do të MBETET nën ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e saj; përjashtuar kalime vranësirash të lehta të cilat do të shfaqen përgjatë zonave veriore – verilindore; parashikohet që; pasditja dhe nata të vijojnë më të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike KU kthjellimet do të jenë dominante; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në Ohër deri në 16°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit; Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.
Pothuajse i gjithë kontinenti Europian; do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm KU kthjellimet do të jenë dominante; Konkretisht; me diell dhe temperatura të larta do të paraqiten; pellgu i Mesdheut; Europa Qëndrore si edhe brigjet e detit të Zi NDERSA reshje të dendura dëbore priten në; rajonin e Balltikut; Skandinavi si edhe Europën Lindore. Përsa i përket; gadishullit Iberik do të vijojë me vranësira të dendura, rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere.