Vendi ynë do të MBETET nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të dobët në Ultësirën Perëndimore POR rrebeshe shiu priten në zonat veriore dhe veriperëndimore; Pjesa e dytë e ditës, do të sjellë shtim të vranësirave dhe shirave në pothuasje të gjithë vendit KU sërisht më të dendura shirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në Qendër të territorit; NDERSA momente me pika shiu do të ketë në zonat Jugore të vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në mëngjes edhe në mesditë; duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale në Bulqizë deri në 22°C vlera maksimale në Durrës dhe Sarandë. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.