Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell dhe kalimeve të lehta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në zonat Qëndrore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli vranësira të shpeshta të cilat më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore, POR nuk do të sjellin reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes POR rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë me shpejtesi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.
Orët e para të mëngjesit dhe mesditës në Maqedoninë e Veriut do të jenë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell dhe kalimeve të lehta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në zonat Perëndimore të MV. POR pjesa e dytë e ditës do ti bëj vranësirat më të dukshme, KU më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale POR rriten maksimalet duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në Kumanovës deri në 18°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit; Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht JugPerëndimor.
Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij parashikohet të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke bërë që Europa Lindore dhe Britania e Madhe të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të shpeshta të vranësirave. Poashtu pjesa më e madhe e Europës Qëndrore dhe Rajoni i Ballkanit do të jenë me kushte të qëndrueshme atmosferike. Ndërsa gadishulli Apenin dhe Iberik do të kenë vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu herë pas here. Gjithashtu Europa Perëndimore dhe Veriore do të jenë nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe shirave.