Territori Shqiptar MBETET nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të dobët në Ultësirën Perëndimore POR reshje të pakta dhe të izoluara dëborë do të ketë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore; Pjesa e dytë e ditës, do të sjellë ndërprerje të reshjeve në pjesën më të madhe të vendit duke lënë me reshje dëbore vetëm skajin Verior dhe Verilindor; megjithatë edhe n keto zona reshjet priten në sasi të pakta dhe të papërfillshme.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të lehtë në mëngjes POR vijojnë kostante në mesditë; duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale në Bulqizë deri në 16°C vlera maksimale në Durrës dhe Sarandë. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.