Saturday, April 26, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Shtunë, 26 Prill  2025

Rajoni,Europa  Moti-E Shtunë, 26 Prill  2025

Edhe Republika e Kosovës; do të paraqitet me vranësira të shpeshta gjatë orëve të para të mëngjesit duke bërë që në shumë zona të gjenerojnë rrebeshe afat – shkurta shiu; më të theksuara në zonat perëndimore dhe veriperëndimore; Parashikohet që orët pasdites dhe në vijim; të sjellin dobësim të dukshëm të intensitetit të shirave në të gjithë Kosovën; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të lehtë si në mëngjes edhe në mesditë; duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 18°C vlera më e lartë në Prizren e Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Veriperëndimor.

Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit; do të jetë nën ndikimin e motit të vranët KU herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim të përkohëshëm duke sjellë rrebeshe shiu; më të theksuara rrebeshet do të paraqiten në zonat Perëndimore – Jugperëndimore; Parashikohet që; pjesa e dyte e ditës të vijojë me vranësira dhe shira në të gjithë territorin e MV POR intensiteti i tyre do të jetë i ulët; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore; duke u luhatur nga 3°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 20°C vlera  maksimale e cila do të shënohet sërisht në Shkup. Ndërkohë; ERA do të paraqitet e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.

Pothuajse i gjithë kontinentit Europian do të jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm KU vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë dominante; Konkretisht; reshje të dendura shiu do të kenë; pellgu i Mesdheut; Europa Qëndrore si edhe brigjet e Egjeut. Po ashtu; reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere priten në; ishujt Britanikë dhe Europën Lindore; Përsa i përket motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare do të paraqiten; gadishullli Iberik; gadishulli Skandinav si edhe brigjet e detit të zi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments