Sunday, April 27, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Diel, 27 Prill 2025

Rajoni,Europa  Moti-E Diel, 27 Prill 2025

Pjesa më e madhe e Republikës së Kosovës; do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të cilat më të dendura paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë duke gjeneruar reshje shiu POR në sasi të pakta; Orët e pasdites dhe në vijim; do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të dendura POR nuk priten reshje; Temperaturat e ajrit do të  RRITEN në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët deri në  20°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta do të dominojnë kushtet e motit; në republikën e MV; POR pas – mesditës dhe në vijim pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu KU më të theksuarado të jenë  në zonat veriore – veriperëndimore të MV; Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës të vijojë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave, në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat Perëndimore POR sasia e tyre do të jetë e pakët; Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do RRITEN si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 4°C minimalja deri në 22°C vlera maksimale në rang territori.  Era do të fryjë e lehtë paradite POR mesatare gjatë pasdites, duke arritur shpejtesinë maksimale 30 km/h nga drejtimi Verior.

Një sistemi i fuqishëm vranësirash do të përfshijë brigjet Perëndimore të kontinentit duke diktuar kushte të paqëndrueshme atmosferike përkatësisht në; ishujt Britanikë si edhe Europën Qëndrore duke sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere; Po ashtu; me reshje shiu dhe stuhi ere do të paraqitet situata meteorologjike në; Europën Lindore dhe gadishullin Skandinav NDERSA motit i kthjellët DHE i ngrohtë do të mbizotërojë në gadishullin Apenin; gadishullin Iberik si edhe brigjet e Detit të Zi; kjo si pasojë e masave ajrore të ngrohta me origjinë Perëndimore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments