Vdekja e personit më të vjetër në botë në moshën 118-vjeçare ka rindezur një debat që ka ndarë shkencëtarët për shekuj, a ka një kufi sa kohë mund të jetojë një njeri i shëndetshëm? Në shekullin e 18-të, natyralisti francez Georges-Louis Leclerc, teorizoi se një person që nuk kishte pësuar një aksident ose sëmundje mund të jetonte për një maksimum prej 100 vjetësh. Që atëherë, përparimet mjekësore dhe përmirësimi i kushteve të jetesës e kanë shtyrë kufirin me disa dekada. Një moment historik u arrit kur francezja Jeanne Calment festoi ditëlindjen e saj të 120-të në 1995. Calment vdiq dy vjet më vonë në moshën 122-vjeçare. Ajo mbetet personi më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë kjo të paktën është verifikuar. Sipas Kombeve të Bashkuara, në vitin 2021 kishte rreth 593,000 njerëz të moshës 100 vjeç e lart, nga 353,000 një dekadë më parë. Numri i njëqindvjeçarëve pritet të dyfishohet gjatë dekadës së ardhshme, sipas agjencisë së të dhënave Statista. Shkencëtarët nuk janë dakord, por disa pohojnë se jetëgjatësia e njerëzve është e kufizuar nga ana biologjike. Në vitin 2016, gjenetistët që shkruanin në revistën Nature thanë se nuk kishte pasur përmirësim në jetëgjatësinë njerëzore që nga fundi i viteve 1990. Duke analizuar të dhënat demografike globale, ata zbuluan se jetëgjatësia maksimale e njeriut kishte rënë që nga vdekja e Calment edhe pse kishte më shumë të moshuar në botë. Hulumtimet në vitin 2018 zbuluan se ndërsa shkalla e vdekjes rritet me moshën, ajo ngadalësohet pas 85 vjetësh. Rreth moshës 107 vjeçare, shkalla e vdekjeve arrin kulmin në 50-60 për qind çdo vit, thuhet në studim. RTSH
Sa gjatë mund të jetojë një njeri i shëndetshëm?
RELATED ARTICLES
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on