Rreth 280 deri në 680 persona në vit janë trajtuar në spitale në Gjermani për shkak të helmimit nga kërpudhat gjatë 10 viteve të fundit.

Këto të dhëna vijnë nga statistikat kombëtare të shëndetësisë, të cituara nga Instituti Federal për Vlerësimin e Rrezikut (BfR) në Gjermani.

Gjermania ka rreth 83 milionë banorë dhe numri i rasteve të rënda të helmimit nga kërpudhat është relativisht i ulët.

Megjithatë, numri i saktë i rasteve nuk mund të përcaktohet plotësisht, por të dhënat e disa institucioneve japin një ide për përmasat e problemit.

Vdekjet për shkak të mbledhjes dhe konsumimit të kërpudhave helmuese, janë shumë më të rralla. Sipas statistikave shëndetësore, gjatë së njëjtës periudhë janë regjistruar nga zero deri në shtatë vdekje në vit.