Rrotullimi i bërthamës së brendshme të Tokës mund të jetë ndalur dhe madje mund të fillojë rrotullimin në krahun e kundërt, sugjeron një studim i ri. Toka është e formuar nga korja, manteli dhe bërthama e brendshme dhe e jashtme. Bërthama e brendshme e ngurtë ndodhet rreth 3200 milje nën koren e Tokës dhe është e ndarë nga manteli gjysmë i ngurtë nga bërthama e jashtme e lëngshme, e cila lejon që bërthama e brendshme të rrotullohet me një shpejtësi të ndryshme nga rrotullimi i vetë Tokës. Me një rreze prej gati 2200 milje, bërthama e Tokës është afërsisht sa madhësia e Marsit. Ajo përbëhet kryesisht nga hekuri dhe nikeli dhe përmban rreth një të tretën e masës së Tokës. Në hulumtimin e botuar në revistën Nature Geoscience, Yi Yang, shkencëtar i asociuar në Universitetin e Pekinit dhe Xiaodong Song, profesor i Universitetit të Pekinit, studioi valët sizmike nga tërmetet që kanë kaluar nëpër bërthamën e brendshme të Tokës përgjatë rrugëve të ngjashme që nga vitet 1960 deri në konstatimin se sa shpejt rrotullohet bërthama e brendshme. Gjetja ishte e papritur. Që nga viti 2009, të dhënat sizmike, të cilat më parë ndryshuan me kalimin e kohës, treguan pak ndryshim. Kjo, thanë ata, sugjeroi që rrotullimi i bërthamës së brendshme ishte ndalur. “Ne tregojmë vëzhgime befasuese që tregojnë se bërthama e brendshme pothuajse ka pushuar rrotullimin e saj në dekadën e fundit dhe mund të jetë duke përjetuar një kthim prapa. Kur shikon dekadën midis 1980 dhe 1990, sheh ndryshim të qartë, por kur sheh 2010-2020 nuk sheh shumë ndryshime”, shkruan ai në studim. Rrotullimi i bërthamës së brendshme drejtohet nga fusha magnetike e krijuar në bërthamën e jashtme dhe e balancuar nga efektet gravitacionale të mantelit. Njohja se si rrotullohet bërthama e brendshme mund të hedhë dritë mbi mënyrën se si ndërveprojnë këto shtresa dhe proceset e tjera thellë në Tokë. Shkencëtarët argumentojnë se, bazuar në llogaritjet e tyre, një çekuilibër i vogël në forcat elektromagnetike dhe gravitacionale mund të ngadalësojë dhe madje të ndryshojë rrotullimin e bërthamës së brendshme. Ata besojnë se kjo është pjesë e një cikli shtatë dekadash dhe se pika e kthesës para asaj që zbuluan në të dhënat e tyre rreth viteve 2009/2010 ndodhi në fillim të viteve 1970. Megjithatë, studiuesit theksojnë se gjetjet e studimit duhet të shihen me kujdes pasi duhen më shumë të dhëna dhe metoda novatore për të hedhur dritë mbi këtë problem “interesant”. ATSH
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndaluar së rrotulluari
RELATED ARTICLES
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on