Në një shëtitje në zemër të kryeqytetit të Shqipërisë, në rrugët kryesore e dytësore të tij, transformimi i fasadave të ndërtesave të Tiranës i ka shndërruar ato gati-gati në kanavacë për artin bashkëkohor të rrugës. Kështu u shpreh Agjencia Kombëtare e Turizmit në një postim në rrjetet sociale, ku edhe ndau pamje nga muralet në pallatet e kryeqytetit. “Ndërtesat e vjetëruara të periudhës së realizmit socialist janë tashmë si piktura të gjalla duke zbukuruar dhe sjellë një dimension të ri në jetën së banorëve të kryeqytetit po edhe turistëve që vizitojnë Tiranën, e cila zhvillohet dita ditës.”, tha AKT. Falë festivalit të përvitshëm “Mural Fest Tirana2023” i kthyer tashmë në një traditë nga departamenti i Dekorit pranë bashkisë së Tiranës, artistë të njohur ndërkombëtarisht si Marcus Gomad Debie, Zabou, Isakov, Maximiliano Bagnasko, Andreas Welin, Ives Covert, Tellas dhe shumë të tjerë i kanë dhënë jetë të re arkitekturës së pallateve të Tiranës, duke i kthyer ato në vepra arti. AKT fton qytetarët të eksplorojnë atraksionet e reja të kryeqytetit shqiptar që përcjellin mesazhe dhe bashkëjetesë dinamike të historisë dhe të sotmes në rrugët e Tiranës. Përveç vlerës artistike, muralet janë kthyer edhe si pikë takimi dhe një sfond i shkëlqyeshëm për selfie-t e qytetarëve dhe turistëve të Tiranës.
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on