Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditës vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, KU kthjellimet pritet që të jenë më të dukshme në vijën bregdetare dhe në qytetet zonës së ulët. Ndërsa pas mesdite pritet që gradualisht vranësirat të shfaqen në territorin Shqiptar, të cilat më të fokusuara do të jenë në gjysmën Lindore të Shqipërisë duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu. POR vija bregdetare edhe përgjatë pjesës së dytë të ditës pritet të dominohet kryesisht nga intervalet e gjata me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar në Peshkopi deri në 35°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.




