Vendet e Europës Lindore do të përfshihen nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë në këto rajone; vranësira dhe reshje dëbore më intensite të lartë; Po ashtu; Europa Qëndrore si edhe pjesa më e madhe e rajonit të  Ballkanit përfshirë skajin Juglindor të Europës do të MBETEN me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të dendura shiu si edhe stuhii të frota ere; situatë kjo si pasojë e qarkullimit të masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike NDERSA Ishujt Britanikë; gadishulli Iberik; Gadishulli Skandinav si edhe pjesërisht Ballkani do të mbizotërohen nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke sjellë në keto rajone; dominim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare.