Kosova Moti – E Diel, 16 Gusht 2026

0
1

Kosova përgjatë gjithë 24 orëshit parashikohet të jetë nën dominimin kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë në vend intervale të gjata me diell të cilat më të dukshme pritet që të jenë në orët e paradites. Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë Republikën e Kosovës. Parashikohet që më të theksuara vranësirat të jenë në zonat veriore, POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje shiu. Temperaturat e ajrit do të ulen e në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga; 10°C temperatura më e ulët e shënuar në Podujevë deri në 31°C vlera më e lartë në Gjakovë. Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriprëndimor.