Studiuesi që ia kushtoi jetën studimeve mbi arvanitasit

0
2

Aristidh Kola, studiues dhe veprimtar arvanitas që ia kushtoi jetën dokumentimit të historisë, gjuhës dhe kulturës së arvanitasve.

Aristidh Kola lindi në fshatin Kaskaveli të Tebës në Greqi. U formua si jurist duke përfunduar studimet e larta për drejtësi në Universitetin e Athinës (1968) dhe punoi si avokat në Athinë deri në vitin 1985. Më pas iu përkushtua kërkimeve mbi historinë dhe kulturën e arvanitasve, si dhe marrëdhënieve historike mes shqiptarëve dhe grekëve.

Gjatë veprimtarisë së tij, Kola u angazhua në dokumentimin e trashëgimisë gjuhësore dhe kulturore të arvanitasve në Greqi. Ai ishte kryetar i Lidhjes së Arvanitasve (1985) dhe themeloi shoqata kulturore, si dhe inicioi veprimtari botuese, përfshirë themelimin e shtëpisë botuese “Thamiris” (nga shqipja “e tha mirë”) dhe revistave “Besa” dhe “Arvanon”.

Në veprat e tij, ai trajtoi prejardhjen dhe historinë e arvanitasve, si dhe rolin e tyre në historinë e Greqisë moderne, duke mbledhur dhe publikuar materiale mbi gjuhën dhe traditat e tyre.

Përveç veprimtarisë studimore, Kola u përfshi edhe në debatet publike mbi çështje shoqërore dhe kombëtare në rajon, përfshirë edhe zhvillimet në Kosovë gjatë viteve 1990.

Për kontributin e tij, ai u dekorua me Urdhrin “Ismail Qemali” nga Republika e Shqipërisë në vitin 1995. Aristidh Kola u nda nga jeta më 11 tetor 2000.