Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se blerja e dronëve Bayraktar ka qenë një prej investimeve më të mëdha në ushtrinë e Kosovës, vitin e fundit. Ai ka shkruar pas takimit që ka zhvilluar me shefin e kompanisë që prodhon këta dronë, Haluk Bayraktar, derisa ka theksuar se pajisjet e ushtrisë së Kosovës për qëllime të mbrojtjes do të vazhdojnë të jenë prioritet i qeverisë. “Blerja e dronëve Bayraktar ka qenë njëri nga investimet më të mëdha që kemi bërë në ushtrinë tonë në vitin e fundit, falë përkushtimit të qeverisë sonë dhe prioriteteve tona si Ministri e Mbrojtjes. Për të falënderuar për bashkëpunimin parimor dhe të besueshëm si dhe për të parë fusha tjera në të cilat mund të ngrisim kapacitetet tona mbrojtëse, kam takuar shefin e kompanisë Baykar, z. Haluk Bayraktar. Pajisjet e ushtrisë tonë për qëllime të mbrojtjes, do të vazhdojnë të jenë prioritet i yni në suaza të standardeve të NATO-së”, ka shkruar Mehaj. Ushtrisë së Kosovës i janë shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2. Kjo ishte bërë e ditur nga kryeministri Albin Kurti duke theksuar se dronët janë blerë nga Turqia. “Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë.”, kishte deklaruar Kurti. atsh
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on