Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në akademinë përkujtimore për veprimtarin dhe intelektualin, Adem Demaçi. Në pesëvjetorin e vdekjes së tij, Kurti ka theksuar se figura e Adem Demaçit duhet kujtuar gjithmonë. “Sa herë më vjen rasti të flas apo të shkruaj për bacën Adem, përballem me vështirësinë e orientimit me botën aq të madhe që e ka ndërtuar me vepra, e që e ka lënë pas veprimtarinë e tij. Ishte busulla e lirisë për shqiptarët”, tha Kurti. Kryetari i shoqatës se ish të burgosurve politik, Shefki Sadiku derisa ka kujtuar veprimtarinë e tij, shtoi se kërkesa e tij ishte që bashkimi për idealin e popullit dhe jo për vetveten. “Në mesin tonë kemi ish të burgosur politik të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të Adem Demacit që në vitet e 60-ta, por më të moshuarit nuk i kemi të pranishëm, megjithatë, kemi të burgosur politik të gjallë sot. Adem Demaçi ishte nxitësi dhe mësuesi i gjeneratave të tashme të cilët do të bashkëpunojnë me kalimin e kohës. Kërkesë e Demaçit ishte të bashkohemi për idealin e popullin dhe jo për vetveten”, tha Sadiku. Ai përmendi edhe ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë, duke shtuar se po mbahen padrejtësisht. Ndërsa, vajza e Adem Demaçit, Abetarja, tha se sakrifica e atyre që dhanë për liri duhet kujtuar gjithmonë nga secili brez. “Të gjithë ata që e vlerësojnë Adem Demaçi si duhet të fitohet liria, do të jenë në gjendje ta shohin dritën në fund të tunelit sepse ata po vlerësojnë sakrificën e popullit. Andaj, kjo duhet të ju përcillet gjeneratave të reja, që ata ta njohin historinë. Gjithashtu, përmes poezive e veprave letrare u kujtua veprimtaria e intelektualit, Adem Demaçi. atsh
Adem Demaçi: Bashkimi për idealin e popullit
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on