Qendra Komunitare Kulturore “Dhimitër Orgocka” në Maliq është transformuar në një hapësirë moderne për zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike në qytet.
Qendra ofron ambiente moderne për organizimin e aktiviteteve kulturore, artistike dhe edukative, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e talenteve të reja dhe përfshirjen e komunitetit në jetën kulturore të zonës.





