ASK bën të ditur gjithashtu se pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 22.20 %. Importi i energjisë elektrike në maj të vitit 2026 ishte 422.31 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 205.27 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit).

Ndërkohë, prodhimi i thëngjillit për muajin maj 2026 ishte rreth 301,303 mijë ton, që paraqet një rënie prej (-37.25 %), krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.