Masat përfshijnë ndërhyrje për rifreskimin dhe plotësimin e sinjalistikës vertikale dhe horizontale, me fokus të veçantë te kufizimi i shpejtësisë dhe vendkalimet e këmbësorëve, pranë institucioneve arsimore.

Gjithashtu, po kryhen kontrolle dhe plotësime të barrierave mbrojtëse në zonat pranë institucioneve arsimore, me synim krijimin e kushteve më të sigurta për nxënësit gjatë lëvizjes së tyre drejt dhe nga shkolla.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të automjeteve dhe të gjithë përdoruesve të rrugës të tregojnë kujdes të shtuar pranë shkollave dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.