– Spitali më i madh në Romë –
Kjo dhomë papnore u krijua nga e para në maj të vitit 1981 kur Gjon Pali II u plagos rëndë nga të shtënat me armë zjarri në sheshin e Shën Pjetrit nga turku Mehmet Ali Agca, përpara se të dërgohej me urgjencë në Spitalin Gemelli për një ndërhyrje kirurgjikale urgjente.
Gjon Pali II, organet jetësore të të cilit mbetën të padëmtuara, iu nënshtrua një procedure të madhe kirurgjikale që zgjati gati gjashtë orë, por konstitucioni i tij i fortë i lejoi të kapërcente këtë përvojë të vështirë.
Ai u kthye atje disa herë, dy të fundit në vitin 2005, vetëm disa javë para vdekjes së tij.
Pasardhësi i tij, Benedikti XVI, nuk do ta vizitonte spitalin ”Gemelli”, të paktën jopublikisht.
I përuruar në vitin 1964, spitali ”Gemelli”, emri i plotë i të cilit është “Fondacioni i Poliklinikës Universitare ‘Agostino Gemelli”, është spitali më i madh në Romë.
Më shumë se 5 000 persona punojnë atje, sipas faqes së tij të internetit.
Është pjesë e Universitetit të Zemrës së Shenjtë, një universitet katolik i themeluar në vitin 1921 në Milano dhe që konsiderohet si universiteti më i madh katolik në Evropë, me disa kampuse në Itali.





