Deri në orët e mesditës Republika e Maqedonisë së Veriut parashikohet të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta dhe lagështirës së lartë në ajër, duke sjellë rrebeshe të përkohëshme shiu. Reshjet më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht Qëndrore. Ndërsa në Jug të Maqedonisë së Veriut reshjet do të jenë në sasira shumë më të pakta. Pjesa e dytë e ditës përmirëson gradualisht kushtet atmosferike si fillim në zonat Veriore dhe gjatë orëve të mbrëmjes i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut pritet të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshëm. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga; 10°C vlera më e ulët deri në 30°C vlera më e lartë në rang territori; Era do të fryjë mesatare; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.



