Kosova Moti – E Premte, 12 Qershor 2026

0
5

Republika e Kosovës që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të prodhojnë reshje shiu, POR herë pas here reshjet do të jenë edhe në formë rrebeshi. Më të fokusuara reshjet pritet të jenë në zonat Veriperëndimore dhe Perëndimore të Kosovës. Ndërsa përgjatë mesditës parashikohet që të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve të motit, përmirësim i cili do të vijojë edhe gjatë pasdites dhe mbrëmjes duke sjellë alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta të vranësirave. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe  në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga;  10°C vlera më e ulët deri në 29°C vlera më e lartë në rang territori; Era do të fryjë mesatare;  duke arritur shpejtësinë makismale 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.