Pjesa e parë e ditës; do të VIJOJE në kushte të qëndrueshme atmosferike në Republikën e Kosovës; duke sjellë dominim të kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare POR pas – mesditës; pritet që vranësirat të jenë disi më prezente në territor POR mundësia për reshje është thuajse zero; Parashikohet përmirësim i kushteve meteorologjike gjatë mbrëmjes dhe natës duke larguar të gjithë vranësirat nga i gjithë territori i vendit; Temperaturat e ajrit do të mbeten njësoj në mëngjes POR rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga; 1°C temperatura më e ulët deri në 20°C vlera maksimale në rang territori; Era do të fryjë mbi mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi Verilindor.



