Shqipëria Moti – E Premte, 12 Qershor 2026

0
5

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë në orët e para të mëngjesit parashikohet të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe të përkohëshme shiu, KU më të dukshme pritet të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht Qëndrore. Parashikohet që paraditje dhe mesdita të sjellin përmirësim të motit në ultësirën perëndimore duke i spostuar reshjet e pakta drejt zonave Lindore. Në orët e mbrëmjes dhe natës vonë i gjithë territori Shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rrënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga; 12°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 32°C vlera maksimale e cila do të shënohet  në Kucovë. 

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.