Europa Veriore dhe Lindore do të përfshihen nga një sistem i dendur vranësirash i cili pritet të prodhojë në këto rajone të kontinentit rrebeshe shiu dhe përkohësisht do të ketë edhe stuhi të forta ere. Gjithashtu me mot të paqëndrueshme PARAQITET pjesërisht Europa Qëndore dhe Rajoni i Ballkanit,  KU reshjet herë pas here  do të jenë edhe në formë rrebeshei. Ndërsa Gadishulli Iberik dhe brigjet Perëndimore të kontinentit Europian parashikohet të jenë në nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Po ashtu edhe Britania e Madhe do të jetë me vranësira të shpeshta, POR nuk pritet të ketë prezencë të reshje në pjesën më të madhe të saj.