Aktori 72-vjeçar u emocionua kur mori çmimin, ndërsa deklaroi: “Kjo është përtej Oscar-it”, duke e quajtur atë një moment të papritur dhe shumë prekës.

Travolta ndodhej në festival për premierën e filmit të tij debutues si regjisor, “Propeller One-Way Night Coach”, të cilin e ka shkruar, drejtuar dhe bashkëprodhuar, si dhe luan një nga rolet kryesore së bashku me vajzën e tij, Ella Bleu Travolta.

Filmi do të publikohet së shpejti në platformën Apple TV+.

Në të njëjtin festival, me çmimin e nderit u vlerësuan edhe regjisori Peter Jackson dhe këngëtarja Barbra Streisand.

Festivali i Kanës ka një traditë të dhënies së çmimeve të tilla “surprizë”, ku më herët janë nderuar edhe emra si Denzel Washington dhe Tom Cruise.