Sipas Parlamentit Evropian, marrëdhëniet me Kinën kanë arritur në një pikë kritike.
Eurodeputetët përmendën si arsye për shqetësim ato që i konsiderojnë praktika të padrejta ekonomike të Pekinit, si dhe qëndrimin e Kinës ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Ata shprehën gjithashtu shqetësim të thellë lidhur me raportet se ushtria kineze dyshohet se ka trajnuar ushtarë rusë për t’u dërguar në Ukrainë.
Në fushën e tregtisë, Parlamenti Evropian kërkon reciprocitet dhe kushte të barabarta konkurrimi mes kompanive evropiane dhe kineze.
Sipas eurodeputetëve, nëse Kina nuk e hap tregun e saj ndaj kompanive evropiane, BE-ja duhet të përgjigjet me masa të përshtatshme.
Dy fuqitë ekonomike kanë qenë prej kohësh në konkurrencë, veçanërisht në sektorin e automobilave, ku kompanitë kineze kanë rritur praninë e tyre në tregun evropian.
Komisioneri i BE-së për Tregtinë, Maros Sefcoviç, pritet të vizitojë Pekinin të enjten dhe të premten.
Ai do të zhvillojë bisedime me ministrin kinez të Tregtisë, Wang Wentao, për marrëdhëniet ekonomike të tensionuara mes dy palëve





