Përmirësohen dukshëm kushtet e motit në gadishullin Skandinav duke sjellë intervale të gjata me diell dhe kalime të lehta të vranësirave. Gjithashtu nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të jenë Europa Lindore, brigjet e Egjeut si edhe Europa Jugperëndimore, KU temperaturat e ajrit pritet të vijojnë të jenë shumë të larta në gadishullin Iberik dhe në Francën Jugore. Ndërsa Ballkani Verior dhe pjesërisht Qëndra e kontinentit do të jenë me vranësira të shumta, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar rrebeshe të përkohëshme shiu. Poashtu nga moti i paqëndrueshëm do të përfshihet edhe Britania e Madhe, KU priten rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere.





