Pjesa e parë e ditës në Maqedonin e Veriut do të jetë nën mbizotërinim e intervaleve të gjata me diell të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Ndërsa në zonat Verilindore herë pas here pritet të ketë kalime të lehat të vranësirave në orët e mesditës. POR përgjatë pasdites parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në një pjesë të mirë të territorit, KU më të theksuara do të jenë në zonat Veriore – Verilindore duke sjellë edhe reshje të përkohëshme shiu. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes POR do të vijojnë të rriten në mesditë duke u luhatur nga; 10°C temperatura më e ulët e shënuar në Gostivar deri në 35°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në Shkup; Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; duke arritur shpejtësinë jo më shumë se 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.



