Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Rusia e ka goditur sërish vendin e tij me një breshëri sulmesh raketore. ”Alarmet ajrore u dëgjuan në të gjithë vendin dhe një gositje që synonte Zaporizhian, në uzinën ‘Motor Sich’, tha Zelensky në videon e tij të transmetuar në mbrëmje në Kiev. Ai nuk tha nëse ajo është dëmtuar apo jo. ”Motor Sich” konsiderohet prodhuesi më i rëndësishëm i Ukrainës i motorëve të avionëve dhe helikopterëve dhe turbinave me gaz. Zelensky tha se rajoni i Khmelnytskyi ishte gjithashtu i goditur, por nuk dha më shumë detaje. “Disa nga raketat u rrëzuan. Falë luftëtarëve tanë të mbrojtjes ajrore”, tha kreu i shtetit. Sipas raportit, Rusia gjuajti edhe një herë raketat ”Kinschal” dhe raketat ”Kalibr” në drejtim të Ukrainës. Zelensky tha se numri i sulmeve ruse nuk kishte rëndësi. ”Ukraina do të mbrojë lirinë e saj. Rusia nuk do të arrijë të zëvendësojë ligjin ndërkombëtar me terror, kriza apo ndonjë frikësim”, shtoi ai. Ai vlerësoi gjithashtu një takim të aleatëve të Ukrainës në qytetin e Arabisë Saudite të Xhedahut, ku ata po shqyrtojnë formulën e tij për paqen. Ai tha se 42 shtete përfaqësoheshin nga kontinente të ndryshme në këtë takim. Një pikë kyçe e formulës së paqes të Zelenskyt është tërheqja e trupave ruse nga Ukraina. ”Takime të rëndësishme dypalëshe janë planifikuar gjithashtu në Xhedah”, vuri në dukje Zelensky. Rusia nuk ishte e ftuar në bisedime.
Zelensky: Valë e re raketash ruse mbi Ukrainë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on