Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREVon der Leyen: BE ndihmë prej 2,25 miliardë eurosh për Greqinë

Von der Leyen: BE ndihmë prej 2,25 miliardë eurosh për Greqinë

Evropa qëndron përkrah popullit grek. Ndihma jona është një bashkim solidariteti. Komisioni do të jetë i shpejtë, i menjëhershëm dhe krijues, tha kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen lidhur me përmbytjet në Greqi. “Ne mund të shpenzojmë fondet e pashpenzuara, të cilat përndryshe do të humbnin. Mund të mobilizojmë burimet e Fondit Social. Elementi i tretë është se politika e përbashkët bujqësore mund të luajë një rol”, tha Von der Leyen, pas takimit me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. “Në këtë mënyrë do të mund të mobilizojë 2,25 miliardë euro për Athinën”, shtoi ajo. “Për më tepër, Komisioni është i gatshëm të vlerësojë kërkesën e Greqisë për fondin e solidaritetit, i cili mund të çojë në lëvrimin e më shumë se 400 milionë euro vitin e ardhshëm. Më në fund, ka fonde nga gjenerata e ardhshme e BE-së”, tha Von der Leyen. “Kërkesa për rishikim ka mbërritur tashmë nga Greqia, por ne do të jemi fleksibël”, shtoi Von der Leyen. “Përballë këtyre fatkeqësive dhe ndryshimeve klimatike, është e nevojshme të rritet niveli i fondit të solidaritetit”, tha Mitsotakis.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments