Në tremujorin e dytë 2023, numri i të punësuarve u rrit me 2.7 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, dhe me 0.1 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023. Ndërkohë, sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), numri i të papunëve gjithsej u ul me 1,9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, dhe me 0.7 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, duke e çuar në 10.7 % shkallën zyrtare të papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart. Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se në tremujorin e dytë 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 75.8 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 3 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e mëparshëm është rritur me 0.1 pikë përqindje. Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 70.2 %, ndërsa për burrat ky tregues është 81.7 %. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 11.5 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 4.1 pikë përqindje, dhe për burrat me 1.9 pikë përqindje. Në terma vjetorë, punësimi ulet me 6.1 % në sektorin e bujqësisë dhe me 1.8 % në sektorin e industrisë, ndërsa u rrit me 11.9 % në sektorin e shërbimeve.
INSTAT: Punësimi, rritje me 2.7 % në tremujorin e dytë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on