Ekspozitë dokumentare mbi mikpritjen e hebrenjve në Shqipëri

0
1

Ekspozita u zhvillua në kuadër të një seminari të organizuar nga Shoqata e Mësuesve të Historisë, në bashkëpunim me Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) dhe “The Olga Lengyel Institute for Holocaust Studies and Human Rights” (TOLI).

Përmes dokumenteve dhe fotografive, pjesëmarrësit u njohën me përpjekjet e autoriteteve shtetërore të kohës për sigurimin e mbarëvajtjes së qëndrimit të hebrenjve në Shqipëri, si dhe me historitë e solidaritetit dhe mikpritjes së familjeve shqiptare.

Gjatë vizitës, mësuesit e historisë u ndalën gjithashtu në ambientet e punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA), ku u njohën me veprimtarinë dhe shërbimet që institucioni ofron për qytetarët dhe studiuesit.

Historia e mbrojtjes dhe mikpritjes së hebrenjve në Shqipëri gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore mbetet një nga dëshmitë më domethënëse të solidaritetit dhe humanizmit të shqiptarëve, duke përcjellë edhe sot vlera universale të respektimit të jetës dhe dinjitetit njerëzor.