Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se udhëtimi i tij në rajonin e Gjirit Persik mund të gjenerojë midis 3,5 trilion dhe 4 trilion dollarë.

Duke folur në një takim me udhëheqësit e biznesit në Katar, Trump e përshkroi udhëtimin e tij si një udhëtim historik.

Ai tha se vizita i tij katërditore në Lindjen e Mesme do të thyente rekorde – për sa i përket investimeve të reja, por nuk dha detaje për shifrat.

Në një njoftim të veçantë, Arabia Saudite premtoi investime me vlerë 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, shumat individuale të investimeve të publikuara nga Shtëpia e Bardhë gjatë vizitës së Trump ishin dukshëm më të ulëta se kjo shifër.

Arabia Saudite aktualisht po financon një program të shtrenjtë reformash, duke u përballur me një deficit të madh buxhetor dhe është nën presion për shkak të çmimeve të ulëta të naftës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Katari ranë dakord për një “shkëmbim ekonomik” me vlerë të paktën 1,2 trilion dollarë, si dhe për një marrëveshje biznesi me vlerë mbi 240 miliardë dollarë”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Duke folur për marrëveshjen midis “Qatar Airways” dhe prodhuesit amerikan të avionëve “Boeing”, Trump tha se vlera e saj ishte më shumë se 200 miliardë dollarë.

Pak më vonë, Shtëpia e Bardhë e përcaktoi shifrën në 96 miliardë dollarë.

Emiratet e Bashkuara Arabe, nga ana e tyre, njoftuan investime amerikane që arrinin në 1,4 trilion dollarë gjatë 10 viteve te ardhshme – të cilat do te fokusoheshin në fusha të tilla si inteligjenca artificiale (IA) dhe energjia.