Ushtria izraelite tha se ka goditur më shumë se 130 objektiva në Rripin e Gazës, gjatë dy ditëve të fundit.

“IDF ka sulmuar objektivat terroriste që i përkisnin organizatave terroriste”, sipas deklaratës.

“Objektivat përfshinin disa raketahedhës dhe qeliza terroriste, si dhe objekte dhe vende nga të cilat ishin kryer sulme ndaj ushtarëve izraelitë”, tha ushtria.

Në pjesën jugore të rripit bregdetar, forcat izraelite thanë se ishin vrarë disa terroristë dhe shkatërruar shumë objekte që i përkisnin grupit islamist Hamas, si dhe disa depo armësh.

Në veri, një ndërtesë e përdorur nga terroristët ishte gjithashtu në shënjestër.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë në një deklaratë të veçantë se Jasser Hussein Ali Shamieh, një terrorist i Hamasit – përgjegjës për mbledhjen e fondeve për krahun e tij ushtarak – ishte vrarë gjatë një sulmi në qytetin e Gazës.

Këto pretendime nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Sipas burimeve palestineze, dhjetëra njerëz u vranë në sulmet e fundit izraelite.