Linja Tiranë–Dublin do të operojë dy herë në javë, çdo të hënë dhe të enjte, duke sjellë më shumë fleksibilitet dhe lidhje direkte me një nga qytetet më të rëndësishme në Evropë.
Kjo linjë rrit aksesin drejt tregjeve kyçe, ofron më shumë zgjedhje për pasagjerët dhe kontribuon në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit dhe ekonomisë.





