Tirana International Film Festival ka hapur thirrjen për aplikim në konkursin ku do të përzgjidhen pjesëmarrësit e TIFF 2023. Afati i aplikimit përfundon në 23 maj 2023. Konkursi për skenarin ka të bëjë me dorëzimin e skenarëve origjinalë për filma të shkurtër, fiksion apo të animuar, si dhe forma të tjera skenarësh të shkurtër të të gjitha zhanreve (maksimumi 20 faqe), përmes platformës online FilmFreeway. Ky konkurs nuk synon të gjykojë skenarin më të mirë, por siguron vlerësimin nga partnerët e festivalit, producentë e distributorë të skenarit më të mirë që mund të prodhohet prej tyre. Gjithashtu, shton së tepërmi mundësitë për distribucion të suksesshëm në festivalet më të njohura ndërkombëtare të filmave të shkurtër. Partnerët e TIFF do të vlerësojnë skenarët fitues me çmimin e distribucionit të “MAILUKI Films” dhe me mundësinë e nënshkrimit të një kontrate prodhimi apo distribucioni. Nga 84 skenarët e aplikuar në Screenplay ContesTIFF 2022 fituesit ishin: “P” i Stelios Koupetoris nga Greqia dhe “In Your Hands” i Carlo Liberatore nga Italia. PREMIERE Film Award shkoi për “Among the Living” i Joe Zalias nga Mbretëria e Bashkuar. Fituesit e Screenplay ContesTIFF 2023 do të shpallen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të TIFF-it në datën 29 shtator 2023. ATSH
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on