Bigoreksia, e njohur gjithashtu si “kompleksi i Adonisit”, është një çrregullim që ndikon në mënyrën se si individët e perceptojnë trupin e tyre, shkruan focus.it.

Ata që vuajnë prej saj – pavarësisht se shpesh kanë një muskulaturë të zhvilluar mirë – vazhdojnë ta shohin veten si të dobët ose fizikisht të papërshtatshëm.

Sipas Institutit të Fiziologjisë Klinike, kjo gjendje prek mijëra persona kryesisht burra të moshës 19 deri në 35 vjeç – me një shkallë përhapjeje që kalon 10% midis atyre që merren me bodibilding.

Megjithatë, ka gjasa që këto shifra të jenë nën vlerësimin real, pasi çrregullimi shpesh mbetet i paidentifikuar ose i padiagnostikuar.